Ndërlidhjet

Prishtinë: Sindikatat reagojnë ndaj mos-rritjes së pagave


Pamje nga Prishtina

Pamje nga Prishtina

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka reguar me shqetësim ndaj njoftimit të kryeministrit të Kosovës, isa Mustafa, se vitin e ardhshëm “nuk do të jetë ngritje pagash prej 25 % për shërbyesit civilë”, nritje kjo e cila ishte premtuar nga ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në intervistën dhënë agjencisë së lajmeve Reuters, zoti Mustafa, “ka përdorur një ton më të moderuar se paraardhësi i tij, Hashim Thaçi, i cili kishte premtuar rritje të pagave në sektorin publik për 25 % në vjet, për katër vitet e ardhshme. Mustafa tha se kjo është e pamundur”.

"Do t’i rrisim pagat në linjë me zhvillimin ekonomik”, ka thënë ai, për Reuters.

BSPK konsideron se “mos respektimi i premtimit për ngritjen e pagave për sektorin publik është një shpërfillje eklatante ndaj kësaj kategorie punëtorësh. Nëse nuk do të respektohet premtimi i dhënë, atëherë BSPK do t’i shqyrtojë edhe variantet e lejueshme të veprimit sindikal për realizimin e të drejtave që u përkasin”.

Edhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,përmes një letre publike të kryetarit të këtij institucioni, Rrahman Jasharaj, ka “rikujtuar kryeministrin e Kosovës se Kontrata Kolektive duhet vënë në jetë e tëra”.

“Në janar do të këtë implementim të plotë të Kontratës sonë ose , pa fajin tonë, do të ketë protesta e veprime tjera sindikale, që lejohen edhe me Ligjin mbi grevat edhe me akte ndërkombëtare”, thuhet pos tjerash në letrën e SBASHK-ut.

XS
SM
MD
LG