Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Ka gjasë për paqe në Ukrainë


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot në Moskë se ekzistojnë gjasë për përfundimin e luftës në pjesën lindore të Ukrainës dhe ka bërë thirrje për bisedime të reja paqësore.

“Ishte vështirë, por amrëpushimi është arritur” tha Lavrov, dhe ka shtuar se tash ka “bazë konstruktive për të lëvizur përpara në ripërtritjen ekonomike” të rajoneve të prekura nga konflikti dhe “krijimin e dialogut politik, që eventualisht do të çoj në reforma kushtetuese” në Ukrainë.

Rusia disa herë ka përësëritur se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe ka kërkuar nga Kievi që të zhvilloj dialog direkt me autoritetet separatiste në rajonet Donjeck dhe Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës.

Por, qeveria e Ukrainës dhe perëndimi e akuzojnë Moskën se ka rol në kryengritjen në pjesën lidnore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG