Ndërlidhjet

Pakistan: Opozita proteston në qytetin Karaçi


Protestuesit duke i ndezur gomat në qytetin Karaçi
Protestuesit duke i ndezur gomat në qytetin Karaçi

Partia opozitare në Pakistan, Tahreek-e-Insaf (PTI) e udhëhequr nga ish ylli i sportit të kriketit, Imran Khan, po mbanë sot protesta prej agimit e deri në muzg, në 24 vende në qytetin port Karaçi.

Qindra mbështetës të kësaj partie i kanë bllokuar rrugët e qytetit duke i ndezur gomat, ndërsa femrat dhe fëmijët kanë ndërmarrë protestë me ulje.

Zyrat qeveritare, shkollat publike dhe bankat janë të hapura, por shumë bizenese private janë të mbyllura.

Disa banorë janë ankuar lidhur me këtë protestë.

Partia PTI kërkon hetime lidhur me dyshimet për vjedhje në zgjedhjet e vitit 2013, pas të cilave kryeministër i Pakistanit, u bë Nawaz Sharif.

XS
SM
MD
LG