Ndërlidhjet

Kosovë: Isa Mustafa zyrtarisht e mori detyrën e kryeministrit


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën nga ish-kreu i qeverisë, Hashim Thaçi.

Akti i pranim-dorëzim të detyrës është përcjellë me parakalim para Gardës së Kosovës, ku është intonuar edhe himni i Kosovës.

Më pas, kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zënë ulësen e tij pas marrjes së mandatit katër vjeçar për të udhëhequr qeverinë e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nga ana e Kuvendit.

Menjëherë pas ceremonisë, kryeministri Mustafa ka thirrur për orën 15:00 mbledhjen e parë të përbërjes së re të qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG