Ndërlidhjet

Vajza e shefit shkaktoi vonesë të aeroplanit


Një aeroplan i Kompanisë Korean Air Lines
Një aeroplan i Kompanisë Korean Air Lines

Shefi ekzekutiv i kompanisë Korean Air Lines, Cho Yang-ho, publikisht ka kërkuar falje, pasi vajza e tij ka shkaktuar vonesë të fluturimit me aeroplan, për shkak se ishte e pakënaqur me mënyrën se si u shërbye nga stjuardesa.

Vajza Cho Hyun-ah ishte e zemëruar kur stjuardesa në klasën e parë i ofroi asaj arra në qese e jo në pjatë.

Ajo urdhëroi largimin e saj nga aeroplani dhe kjo shkaktoi vonesë të fluturimit në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy në Nju Jork, më 5 dhjetor.

Cho Yang-ho e vlerësoi si sjellje të keqe veprimin e vajzës së tij dhe ka shprehur keqardhje që nuk e ka edukuar më mirë.

Ai mëtutje ka njoftuar se vajza e tij, Cho Hyun-ho, që ishte shefe e shërbimit në fluturimet e kompanisë ajrore të Koresë Jugore deri këtë javë, ishte shkarkuar nga posti i saj në kompani.

XS
SM
MD
LG