Ndërlidhjet

Ukrainë: Kërkohet rritje e shpenzimeve për mbrojtje


Stepan Poltorak

Stepan Poltorak

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Stepan Potorak, ka bërë thirrje që buxheti ushtarak për vitin e ardhshëm të dyfishohet, për ta shtuar aftësinë e forcave të armatosura për të luftuar kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrianës.

Njëherësh, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Parlamentin e Ukrainës, ministri Poltorak ka paralajmëruar se disa njësi do ta ndryshonin pozicionin, duke u vendosur në perëndim dhe jug të Ukrainës, për shkak të kërcënimeve nga rajoni separatist prorus Transdniestri në Moldavi dhe nga trupat ruse në Krimenë e aneksuar nga Moska, në muajin mars.

Poltorak ka kërkuar që buxheti për ushtrinë të jetë 3.2 miliardë dollarë. Armata planifikon shpenzimin e afro110 milionë dollarëve për blerjen e armatimit të ri nga vendet e jashtme.

Prej muajit prill, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve prorusë, janë vrarë më se 4,300 vetë.

XS
SM
MD
LG