Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi me predhë – një pelegrin i vrarë


Pamje e qytetit të shenjtë Qerbela
Pamje e qytetit të shenjtë Qerbela

Policia e Irakut thotë se sot, nga një sulm me predhë, është vrarë një person dhe 4 të tjerë janë plagosur, afër qytetit Qerbela, derisa numër rekord i pelegrinëve shiitë myslimanë, janë mbledhur në këtë qytet të shenjtë për festën më të madhe vjetore religjioze të tyre.

Ministri i mbrojtjes i Irakut, Khaled al-Obedi, tha se më se 17 milionë pelegrinë kanë ardhur në Qerbela për festën e Arbainit.

Në vitet e mëparshme, ky festival është përshkruar me sulme vdekjeprurëse.

Festa e sivjemë po shënohet derisa disa territore të mëdha të Irakut janë nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik, që është një grup ekstremist i myslimanëve sunitë, që konsideron se shiitët janë heretikë.

XS
SM
MD
LG