Ndërlidhjet

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Burim Sejdiut


Ilustrim
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se sot ka ngrituir aktakuzë kundër Burim Sejdiut, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

“I pandehuri Sejdiu dyshohet se me dashje që t’i bashkohet organizatës terroriste “ISIS”, në luftën në Siri, ka blerë tre bileta të aeroplanit për të udhëtuar në relacionin Prishtinë - Stamboll, me qëllim që nga Stambolli, me autobus, të udhëtoj në qytetin turk Gaziantep, e pastaj personat N.N do ta dërgonin në qytetin Raka të Republikës Arabe të Sirisë, për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS-it”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas komunikatës, më 1 gusht 2014, rreth orës 11:00, gjatë kontrollit të pasaportave nga ana e Policisë së Kosovës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, Policia e Kosovës e ka ndaluar të pandehurin së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre.

“Ndërmarrja e këtyre veprimeve tregon se dashja e tij për të iu bashkuar organizatës terroriste “ISIS”, ka mbetur në tentativë, për shkak të pengesës që i kanë bërë Policia e Kosovës, që të mos udhëtoj nga Prishtina për në Stamboll. Andaj në veprimet e tij manifestohen elementet e veprës penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, në tentativë, nga neni 143 par. 2 lidhur më nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar prokuroria.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor, i cili i ka propozuar Gjykatës, që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor i pandehuri, për veprën penale që i vihet në barrë, të shpallet fajtor dhe të gjykohet sipas ligjit.

XS
SM
MD
LG