Ndërlidhjet

logo-print

Vriten tre komandantë të Lëvizjes islamike Jundullah


Ilustrim

Ilustrim

Policia në veri të Afganistanit ka njoftuar të premten se tre komandantë militant që kishin lidhje me Lëvizjen islamike të Uzbekistanit, janë vrarë gjatë një operacioni policor të zhvilluar gjatë natës paraprake në provincën Baghlan.

Zëdhënësi i policisë në Baghlan, Ahmad Javed Basharat, ka njoftuar se të tre komandantët po kryenin operacione ushtarake të grupit militant në verilindje të Afganistanit.

Zyrtarët e intelegjencës afgane kanë njoftuar se Lëvizja islamike uzbeke vepron në Afganistan me emrin Jundullah.

Kohë më parë, autoritetet afgane kanë njoftuar se dy komandantë të kësaj lëvizje, janë vrarë si rezultat i një sulmi ajror të realizuar në tetor.

Disa të arrestuar ditë më parë në Taxhikistan, është bërë me dije, se janë anëtarë të Jundullah.

XS
SM
MD
LG