Ndërlidhjet

Një takim në Gjenevë përpara bisedimeve për Iranin


Ilustrim

Ilustrim

Një ekip negociator amerikan për programin bërthamor, do të takohet me zyrtarët iranian gjatë ditës së hënë në Gjenevë të Zvicres, për të biseduar disa ditë para se të mbahet takimi i negociatorëve iranian me përfaqësuesit e gjashtë fuqive boterore, që është caktuar për datën 17 dhjetor.

Ekipi negociues i Shteteve të Bashkuara në bisedimet dypalëshe, është i udhëhequr nga nënsekretarja e Shtetit për çështje politike, Wendy Sherman.

Në takim, pritet të marrë pjesë edhe Helga Schmid, zëvendëssekretare e përgjitshme e Shërbimit për veprim të jashtëm të BE-së.

Në nëntor, Irani dhe grupi i fuqive botërore nuk kanë arritur marrëveshje të përhershme për programin bërthamor të Iranit, dhe për këtë shkak, bisedimet janë zgjatur edhe për disa muaj.

XS
SM
MD
LG