Ndërlidhjet

Zvicra me ligj të ri për kontrollin e financave të udhëqësve të sportit


Ilustrim
Ilustrim

Ligjvënësit zvicerianë e kanë miratuar të premten një ligj sipas të cilit, zyrtarët sporitv do të jenë në nivelin e njëjtë me politikanët, për sa i përket qasjes në llogaritë e tyre bankare.

Ligji i ri është miratuar pas dyshimeve për korrupsion, ndërsa synon të forcoj mbikqyrjen e llogarive dhe aseteve financiare të rreth 60 zyrtarëve sportiv zvicerianë dhe udhëheqësit e tyre, duke përfshirë këtu edhe udhëheqësit e FIFA-s dhe të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ligji i ri përfshin edhe kreun e FIFA-s, Sepp Blatter, si dhe drejtuesit e sporteve të tjera duke përfshirë presidentin e Komitetit Olimpik Thomas Bach.

Sipas ligjit, udhëheqësit sportiv duhet të trajtohen si “persona të ekspozuar politikisht”, term ky që përdoret për zyrtarët në pozita të cilët mund të pastrojnë paratë.

Ligjvënësi zvicerian, Roland Buechel, thotë se reputacioni i Zvicrës është dëmtuar nga skandalet e fundit korruptive në FIFA dhe në Komitetin Olimpik.

XS
SM
MD
LG