Ndërlidhjet

Në Irak vritet një dhe plagosen katër pelegrinë shiitë


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Irak ka njoftuar se si rezulat i një sulmi me raketë, është vrarë një person dhe katër të tjerë janë plagosurnë Qerbela, vend në të cilin ishin mbledhur një numër rekord i pelegrinëve shiitë për të kremtuar festën Arbain, tubim vjetor, i cili konsiderohet si më i madhi në botë.

Policia ka njoftuar se raketa është hedhur nga veriu i qytetit, ku militantët radikalë të Shtetit Islamik po luftojnë ushtrinë irakiane.

Ministri irakian i mbrojtjes, Khaled al-Obeidi, ka njoftuar gjatë të enjtes, se më shumë se 17 milionë pelegrinë, kanë udhëtuar për në Qerbela, me rastin e festës Arbain e cila këtë vit festohet me datën 13 dhjetor.

Arbaini shënon fundin e një periudhe 40 ditore të zisë me rastin e përvjetorit të vdekjes së Imam Huseinit, nip i profetit Muhamed dhe njëherazi imam i parë i të gjithë besimtarëve shiitë.

Miliona pelegrinë kanë ardhur nga Irani.

Irani ka hequr dorë nga shuma prej 40 dollarësh që është dashur të paguajnë iranianët për tu pajisur me vizë.

XS
SM
MD
LG