Ndërlidhjet

logo-print

Pas disa orë të mbylljes, lirohet hapësira ajrore e Londrës


Ilustrim

Ilustrim

Pas disa orëve të bllokimit gjatë ditës së sotme, është liruar për fluturime, hapësira ajrore mbi qytetin e Londrës në Angli.

Hapësira ajrore e Londrës ishte bllokuar për shkak të prishjes së një kompjuteri që bën kontrollimin ajror mbi Londër.

Shërbimi për navigacion në Londër, i njohur si NATS, ka bërë me dije se hapësira ajrore ka qenë e bllokuar për shkak të një defekti teknik, që ka qenë në qendrën kontrrolluese Swanwick, në jug të Londrës.

Pas riparimit të defektit, sipas NATS, hapësira ajrore e Londrës po funksionon normalisht.

Mbyllja e hapësures ajrore të Londrës, sipas zyrtarëve, ka shkaktuar vonesa të mëdha të fluturimeve në aeroportin Heathrow, aeroport i cili konsiderohet të jetë më i ngarkuari në Evropë për sa u përket pasagjerëve.

XS
SM
MD
LG