Ndërlidhjet

Ushtarakët uzbekë shkollohen në Rusi


Ilustrim
Ilustrim

Më shumë se 3 mijë oficerë dhe kadetë të ushtrisë uzbeke, do të shkollohen gjatë vitit të ardhshëm në Rusi.

Një burim nga ministria e mbrojtjes në Uzbekistan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se zyrtarët ushtarak uzbekë dhe studentët e shkollave ushtarake uzbeke, do të trajnohen në shkollat ushtarake ruse gjatë vitit 2015.

Pas një takimi që presidenti uzbek, Islam Karimov, e ka zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin gjatë të mërkurës, është bërë me dije se 12 mijë qytetarë uzbekë aktualisht janë duke studijuar në institucionet e arsimit të lartë në Rusi.

Putin ka thënë se bashkëpunimi edhe më i madh në fushën e edukimit, do të forcoj lidhjet mes të dyja vendeve, vende të cilat kanë qenë të tensionuara që nga kolapsi sovjetik në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG