Ndërlidhjet

logo-print

Rusia reagon rreth projekt-ligjit amerikan për ta ndihmuar Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka shprehur keqardhje të thellë në lidhje me legjislacionin e ri amerikan, sipas të cilit, do të miratohen sanksione të reja ndaj Rusisë ,si dhe do ti lejohet administratës së presidentit Obama, që të ofroj ndihma për ushtrinë ukrainase.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich, ka thënë se miratimi i të ashtuquajturit Akt për ta përkrahur Ukrainën e lirë, nga të dy dhomat e Kongresit amerikan, është një hap konfrontues nga ana e SHBA-ve.

Projekt-ligji pritet të hidhet në votim të dytë.

Sipas projekt-ligjit, Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës, pajisje ushtarake në vlerë prej 350 milionë dollarë.

Në kuadër të kësaj ndihme bëjnë pjesë anti-tanket, automjetet e blinduara, radarët, pajisjet e komunikimit për forcat ushtarake, etj.

Ligjvënësit në Kiev e kanë mirëpritur projektligjin dhe votimin e parë në Kongres, duke e cilësuar si “votim historik”.

XS
SM
MD
LG