Ndërlidhjet

logo-print

SHBA miraton buxhetin ushtarak


Ndërtesa e Pentagonit në Uashington

Ndërtesa e Pentagonit në Uashington

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar buxhetin ushtarak për vitin 2015, i cili kap vlerën prej 577 miliardë dollarësh.

Senati ka kaluar legjislacionin me 89 vota për dhe 11 kundër, pas miratimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, javën e kaluar.

Tani pritet që presidenti Barack Obama ta nënshkruajë atë.

Ligji parasheh buxhetin bazë të Pentagonit prej 496 miliardë dollarësh, plus edhe afro 64 miliardë dollarë për konfliktet jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG