Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Njohjet, në fokus të diplomacisë


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës do të jetë në fokus të diplomacisë së Kosovës gjatë këtij mandati.

Ai ka thënë se do të punojë që të arrijë njohjen nga 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së, si dhe do të vazhdojë me përpjekjet praktike për të bindur pesë vendet anëtare të BE –së se njohja e pavarësisë së Kosovës është vendim i drejtë dhe me interes të stabilitetit dhe unitetit evropian.

“Diplomacia e Kosovë do të angazhohet fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit me institucionet euroatlantike, institucionet e Bashkimit Europian dhe të NATO-s”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se diplomacia e Kosovës do të jetë e përkushtuar edhe për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë dhe vazhdimin e dialogut, që do të finalizohej me njohjen ndërsjellë.

XS
SM
MD
LG