Ndërlidhjet

Britania ia kujton kushtet Serbisë


Beograd
Beograd

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe, ka rikujtuar kushtet që Bashkimi Evropian ka për Serbinë, para se të nisin negociatat për anëtarësimin e saj në BE.

“Pozicioni i përbashkët i BE-së, përfshirë edhe Britaninë e Madhe, është i qartë. Në rastin e Serbisë, Komisioni Evropian dhe vendet anëtare kanë vënë theksin sidomos në kapitujt 23, 24 dhe 35, për gjyqësorin, të drejtat e njeriut dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kjo është caktuar edhe në Marrëveshjen e Brukselit dhe detyrë e pjesëmarrësve në dialog është që të zbatojnë këtë Marrëveshje“, ka thënë Keefe për gazetën serbe Novosti.

XS
SM
MD
LG