Ndërlidhjet

Bosnja akuzon 15 serbë për krime lufte


Sarajevë - foto arkivi

Sarajevë - foto arkivi

Prokurorët në Bosnjë kanë akuzuar 15 serbë të dyshuar për vrasjen e më shumë se 150 civilëve myslimanë gjatë luftës në Bosnje.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, prokurorët kanë thënë se “kjo është aktakuza më e madhe për krime lufte në rajonin e Prijedorit”, në veriperëndim të Bosnjës.

Sipas prokurorëve, të dyshuarit kanë marrë pjesë në një sulm të gjerë dhe sistematik kundër popullatës myslimane në fshatin Zeçovi.

Të dyshuarit janë akuzuar për “vrasje, torturë, përdhunime dhe krime të tjera, si dhe për vjedhje dhe shkatërrim të pronës”.

Të gjithë të dyshuarit, që përfshijnë edhe ish-zyrtarë, janë arrestuar gjatë javëve të fundit.

XS
SM
MD
LG