Ndërlidhjet

Sulme të reja vdekjeprurëse në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Një zyrtar i lartë i Gjykatës Supreme në Afganistan është vrarë sot nga persona të armatosur në Kabul.

Policia ka thënë se nuk ka arrestuar ende asnjë person në lidhje me vrasjen.

Në një tjetër incident, kryengritësit kanë sulmuar një autokolonë ushtarake në provincën Parvan, duke vrarë dy ushtarë të huaj.

NATO-ja ka konfirmuar vrasjet.

Talibanët, ndërkaq, kanë marrë përgjegjësinë për të dyja sulmet, përmes tekst-mesazheve dërguar gazetarëve.

XS
SM
MD
LG