Ndërlidhjet

logo-print

KS mbështet misionin e ri të NATO-s në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbështetur rezolutën, e cila parasheh mbetjen e një misioni trajnues të NATO-s në Afganistan edhe pas përfundimit të misionit luftarak në fund të këtij muaji.

Këshilli i Sigurimit ka miratuar unanimisht tekstin që mirëpret marrëveshjen midis NATO-s dhe Afganistanit për ngritjen e misionit mbështetës nga 1 janari i vitit 2015.

Rreth 12,500 trupa të huaja do të mbeten në Afganistan për të trajnuar dhe ndihmuar forcat lokale.

Ato nuk do të udhëheqin operacione luftarake, por do të përgjigjen ndaj sulmeve.

Këshilli po ashtu ka mbështetur vullnetin e komunitetit ndërkombëtar për të vazhduar mbështetjen për Afganistanin, edhe pas 31 dhjetorit.

XS
SM
MD
LG