Ndërlidhjet

Talibanët vrasin 12 punëtorë afganë


Afganistan
Afganistan

Policia afgane ka bërë të ditur se militantët talibanë kanë vrarë së paku 12 punëtorë për pastrimin e minave në provincën Helmand.

Ushtria afgane është përgjigjur duke vrarë katër militantë dhe kapur tre të tjerë.

Sulmi ka ndodhur disa orë pasi një zyrtar i lartë i Gjykatës Supreme është vrarë në Kabul dhe dy trupa të NATO-s janë vrarë në provincën Parvan.

Përgjegjësinë edhe për këto sulme e kanë marrë talibanët.

XS
SM
MD
LG