Ndërlidhjet

logo-print

Haradinaj: Shteti edhe më "i kapur" me koalicionin PDK-LDK


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim me strukturat drejtuese të parisë së tij, ka thënë se AAK-ja, si parti opozitare, do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie nga institucionet e vendit dhe udhëheqësit e tyre.

“Do t’iu kërkojmë llogari institucioneve të vendit në nivel nacional dhe këtë duke e ngritur kualitetin tonë të brendshëm me tema dhe duke ballafaquar institucionet e vendit me këtë pozicion të ri tonin të kërkimit të llogarisë”, ka thënë Haradinaj.

Pas gjashtë muajsh si i nominuar i partive të bllokut opozitar për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj ka mbetur në opozitë.

Derisa ka folur për koalicionin qeverisës PDK-LDK, Haradinaj ka thënë se thellimi i kapjes së shtetit do të vazhdojë edhe më tutje.

“Gjendja e sotme institucionale, çfarë është në Kosovë, koalicioni i madh që po i thonë, i cili kuptohet se do ta thellojë kapjen e shtetit, nuk mund të ndryshohet nga një subjekt politik, i cili në të vërtetë nuk është vendosur në baza të qëndrueshme, i cili në të vërtetë nuk e ka marrë seriozisht rolin e vet në shoqëri”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, opinioni në Kosovë, në këtë kohë, është ndarë në dysh, mes partive që janë pajtuar ta vazhdojnë gjendjen ekzistuese dhe pjesa tjetër që kërkon ndryshimin.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja nuk mund ta bëjë e vetme ndryshimin.

Ai ka deklaruar para anëtarëve të partisë se duhet të shohë pas ku ka gabuar gjatë rrugëtimit të tij.

Haradinaj ka paralajmëruar reformë të thellë në parti.

Sipas tij, kjo reformë do të nisë nga vetë ai, në mënyrë që i reformuar ta udhëheqë reformën e përgjithshme në AAK.

XS
SM
MD
LG