Ndërlidhjet

logo-print

Sulme gjithandej Afganistanit, disa të vrarë


Afganistan

Afganistan

Policia afgane ka bërë të ditur se militantët talibanë kanë vrarë së paku 12 punëtorë për pastrimin e minave në provincën Helmand.

Ushtria afgane është përgjigjur duke vrarë katër militantë dhe kapur tre të tjerë.

Në Kabul, ndërkohë, janë vrarë gjashtë ushtarë afganë, pasi një sulmues vetëvrasës ka sulmuar autobusin e tyre.

Po ashtu në Kabul, talibanët kanë vrarë sot një zyrtar të lartë të Gjykatës Supreme të Afganistanit.

Në një tjetër incident, kryengritësit kanë sulmuar një autokolonë ushtarake në provincën Parvan, duke vrarë dy ushtarë të huaj.

NATO-ja ka konfirmuar vrasjet.

XS
SM
MD
LG