Ndërlidhjet

India arreston një person për cicërima pro IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Policia në Indi ka arrestuar një person, i cili ka pranuar se ka udhëhequr një llogari në Twitter, e cila mbështet grupin militant të Shtetit Islamik (IS).

Mehdi Masroor Biswas, 24 vjeç, është marrë në pyetje nga autoritetet në qytetin Bangalore.

Policia ka thënë se nuk ka prova se Biswas ka pasur ndonjë lidhje direkte me militantët e Shtetit Islamik ose ndonjë grup tjetër radikal mysliman.

Llogaria në Twitter @ShamiWitness ka pasur më shumë se 17,000 ndjekës derisa është mbyllur pas një raporti të Kanalit 4 të Britanisë, më 11 dhjetor.

Kanali 4 ka thënë se cicërimat në @ShamiWitness kanë përmbajtur propagandë xhihadiste, si dhe informacione për rekrutët potencialë.

Policia në Bangalore ka thënë se ka konfiskuar telefonin e Biswasit, kompjuterin dhe dokumente të tjera për hetime të mëtejshme.

XS
SM
MD
LG