Ndërlidhjet

Milionia pelegrinë shiitë mblidhen në Qerbela


Qerbela
Qerbela

Miliona pelegrinë shiitë myslimanë kanë sfiduar kërcënimet për sulme nga militantët sunitë dhe janë mbledhur në qytetin e shenjtë të Irakut, Qerbela, për disa rituale vjetore.

Disa kanë ecur për më shumë se 12 ditë nga jugu i Irakut ose përreth kufirit me Iranin për të arritur festimet për Arbaeen-in.

Arbaeen shënon fundin e periudhës 40-ditore të zisë për përvjetorin e vdekjes së imamit Hussein, nipin e Profetit Muhammad dhe imamin e parë të Islamit shiit.

Ministri i Mbrojtjes i Irakut, Khaled al-Obeidi, ka thënë se mbi 17 milionë pelegrinë marrin pjesë në ceremonitë e sivjetme të Arbaeen-it.

XS
SM
MD
LG