Ndërlidhjet

Protesta në Uashington kundër vrasjeve nga policët


Foto nga një protestë e mëhershme në SHBA kundër vrasjeve nga policët.

Foto nga një protestë e mëhershme në SHBA kundër vrasjeve nga policët.

Mijëra njerëz pritet të protestojnë sot në rrugët e Uashingtonit, për shkak të vrasjeve të fundit të personave me ngjyrë nga policia.

Të afërmit e Michael Brown, i vrarë në Ferguson të Misurit, dhe të Eric Garnerit, i vrarë në Nju Jork, do të marrin pjesë në protesta.

Vendimet e Jurisë së Madhe - grupit prej 12 personash që shqyrton dëshmitë kundër një personi të caktuar - për të mos akuzuar policët për vrasjet, kanë shkaktuar një valë trazirash në gjithë Amerikën.

Organizatorët kanë aranzhuar autobusë për të sjellë demonstruesit në Uashington, për të marshuar në Rrugën e Pensilvanisë, midis Shtëpisë së Bardhë dhe selisë së Kongresit.

XS
SM
MD
LG