Ndërlidhjet

logo-print

Qindra trupa britanike do të dërgohen në Irak


Forcat britanike duke trajnuar forcat kurde të Irakut.

Forcat britanike duke trajnuar forcat kurde të Irakut.

Qindra trupa britanike do të dërgohen pas Vitit të Ri në Irak, ka bërë të ditur Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon.

Dislokimi – për të ndihmuar forcat lokale – do të jetë në “disa qindra”, ka thënë ai për gazetën Daily Telegraph.

Rreth 50 trupa britanike tashmë janë duke trajnuar forcat irakiane dhe kurde në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka thënë se aksioni i ri nuk është miratuar ende zyrtarisht.

Një zëdhënës i kësaj ministrie ka thënë se “asnjë vendim për numrin e trupave, njësiteve apo lokacioneve nuk është marrë ende”.

Megjithatë, Fallon ka thënë se vendosja e trupave të reja do të bëhet në janar, në katër qendra të trajnimit që janë duke u ngritur nga forcat amerikane.

XS
SM
MD
LG