Ndërlidhjet

Publikohen tri foto të Princit George


Princi George me nënën e tij - foto arkivi
Princi George me nënën e tij - foto arkivi

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë publikuar tri fotografi zyrtare të Princit George për Festën e Krishtlindjeve.

Fotografitë janë bërë në fund të nëntorit dhe e tregojnë princin në një oborr të Pallatit Kensington.

George, i treti në radhë për të marrë fronin mbretëror, ka festuar ditëlindjen e parë në muajin korrik dhe tanimë është gati 17 muajsh.

Fotografitë janë bërë nga sekretari privat i Princit Harry, Ed Lane.

Princi William dhe gruaja e tij Catherine janë në pritje të fëmijës së dytë.

XS
SM
MD
LG