Ndërlidhjet

Shmanget aksidenti ajror në Suedi


Ilustrim
Ilustrim

Një përplasje midis një avioni ushtarak rus dhe një aeroplani komercial është shmangur për pak më datën 12 dhjetor.

Zyrtarët suedezë të mbrojtjes kanë thënë se avioni rus vetëm sa nuk është përplasur për aeroplanin e pasagjerëve, në jug të Suedisë, i cili është nisur nga Kopenhaga.

Shefi i forcës ajrore të Suedisë, gjenerali Micael Byden, ka thënë se pajisjet e aeroplanit rus, që e bëjnë atë të detektueshëm në radarin komercial, kanë qenë të ndalura.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist, ka thënë se incidenti është “serioz”.

“Është shumë e rrezikshme kur fikni transponderët”, ka thënë ai.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar se ndonjëri nga aeroplanët e saj luftarakë ka hyrë në hapësirën ajrore të Suedisë më 12 dhjetor.

Aeroplani komercial ka qenë duke udhëtuar për në Poloni, por nuk është e qartë se cila kompani ajrore ka operuar me të dhe sa pasagjerë kanë qenë brenda.

XS
SM
MD
LG