Ndërlidhjet

Japonia mban zgjedhjet e parakohshme


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Miliona japonezë janë duke votuar në zgjedhjet e parakohshme që ka thirrur kryeministri Shinzo Abe.

Ata do të zgjedhin deputetët për Dhomën e Ulët të Parlamentit të Japonisë.

Sondazhet e fundit kanë treguar se koalicioni i Abes ka gjasa të fitojë shumicën, edhe pse popullariteti i tij ka rënë.

Abe është zgjedhur në vitin 2012 dhe është përpjekur për të ringjallur ekonominë, duke rritur shpenzimet publike dhe duke shtypur para.

Por, pas një rritjeje fillestare, Japonia ka rënë përsëri në recesion në gjysmën e dytë të këtij viti.

Japonia është ekonomia e tretë më e madhe në botë sipas Bankës Botërore.

XS
SM
MD
LG