Ndërlidhjet

Protesta antiqeveritare në Azerbajxhan


Baku, Azerbajxhan

Baku, Azerbajxhan

Aktivistët opozitarë në Azerbajxhan dhe mbështetësit e tyre i kanë bërë thirrje qeverisë që të lirojë të burgosurit politikë.

Rreth 1,500 njerëz janë mbledhur sot në periferi të Bakusë, nën organizimin e partisë opozitare, Musavat.

Lideri i kësaj partie, Isa Qamber, ka thënë se nëse presidenti Ilham Aliyev nuk liron të burgosurit politikë “së shpejti”, Partia Musavat “do të kërkojë bojkotimin ndërkombëtar të Lojërave Evropiane”, që do të mbahen në Baku verën e ardhshme.

Më 5 dhjetor, autoritetet e Azerbajxhanit kanë urdhëruar që gazetarja hulumtuese, Khadija Ismayilova, kontribuese e Radios Evropa e Lirë, të mbahet në paraburgim për dy muaj.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë thënë se rasti kundër saj është i motivuar politikisht.

Ky është rasti i fundit në valën e arrestimeve dhe burgosjeve të aktivistëve opozitarë dhe gazetarëve në Azerbajxhan.

XS
SM
MD
LG