Ndërlidhjet

FMN “e impresionuar” me Ukrainën


Logo e FMN-së
Logo e FMN-së

Një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka thënë se është “i impresionuar” nga planet e Ukrainës për ndryshime ekonomike dhe masat e saj për shmangien e falimentimit.

David Lipton, zëvendësdrejtor i FMN-së, ka takuar në Kiev presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, kryeministrin Arseniy Yatsenyuk dhe zyrtarë të tjerë financiarë.

Pas takimit, Lipton ka thënë se është “i impresionuar nga vizioni i tyre për një transformim ekonomik të Ukrainës dhe nga angazhimi i tyre për zbatimin e agjendës së reformave”.

Poroshenko ka thënë përmes një deklarate në ueb-faqen e tij se ka siguruar Liptonin për angazhimin e Ukrainës ndaj kërkesave të FMN-së për kursime.

XS
SM
MD
LG