Ndërlidhjet

logo-print

Gjuriq: “Parku i paqes” nuk do të hiqet


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

I ashtuquajturi Park i Paqes në Urën e Ibrit në Mitrovicë nuk do të hiqet derisa të mos gjendet një zgjidhje e pranueshme edhe për palën serbe, edhe për palën shqiptare në atë qytet, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Në pyetjen e agjencisë serbe të lajmeve Beta, nëse heqja e barrikadës është kusht për hapjen e kapitujve në negociata për anëtarësim të Serbisë në BE, Gjuriq ka thënë se në Bruksel është arritur marrëveshja që së pari të bëhet vlerësimi teknik i gjendjes së urës dhe që kryetarët e jugut dhe të veriut të qytetit të merren vesh për zgjidhjen që do të kënaqte interesat dhe do të merrte parasysh mendimet e qytetarëve të të dyja pjesëve.

"Deri në gjetjen e kësaj zgjidhjeje asgjë nuk do të preket”, ka thënë Gjuriq.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se “parku” do të hiqet shumë shpejt dhe se ura, pas një projekti të posaçëm të BE-së, do të kthehet në gjendjen që ka qenë.

XS
SM
MD
LG