Ndërlidhjet

Mungesa e higjienës “vret nëna dhe foshnje”


Ilustrim

Ilustrim

Shumë nëna dhe foshnje të sapolindura vdesin, për shkak të mungesës së kanalizimeve, ujit të pastër dhe higjienës, kanë paralajmëruar ekspertët shëndetësorë.

Sipas tyre, mungesa e këtyre gjërave themelore pengon suksesin e ndërhyrjeve të tjera për përmirësimin e shëndetit të foshnjave.

Ekspertët u kanë bërë thirrje qeverive dhe agjencive që të fokusohen më shumë në lidhjen midis kanalizimeve dhe shpëtimit të jetëve.

Raporti i tyre është publikuar në revistën shkencore PLOS One, transmeton BBC.

Ai është hartuar nga ekspertë të organizatës bamirëse WaterAid, Shkolla e Londrës për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mekanizma të tjerë globalë shëndetësorë.

Afro 40 për qind e objekteve shëndetësore në 54 vende më të ardhura të ulëta nuk kanë ujë të pastër, sipas OBSH-së.

XS
SM
MD
LG