Ndërlidhjet

Vidhet skenari i filmit të ri James Bond


Ilustrim

Ilustrim

Një version i skenarit për filmin e ri James Bond është vjedhur nga hakerët.

Producentët kanë konfirmuar se skenari është marrë gjatë sulmit kibernetik në kompaninë Sony Pictures, në muajin nëntor.

Në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen zyrtare të filmit, kompania prodhuese Eon ka thënë se është e shqetësuar se skenari mund të publikohet online.

Filmi i ri James Bond pritet të dalë në nëntor të vitit 2015.

Më 24 nëntor, hakerët kanë sulmuar rrjetin kompjuterik të Sony Pictures, me seli në Kaliforni.

XS
SM
MD
LG