Ndërlidhjet

Kerry arrin në Romë, takon Lavrovin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Romë, ku do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Takimi do të zhvillohet gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa temë kryesore e bisedimeve pritet të jetë kriza në Ukrainë.

Në prag të takimit, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka thënë se Lavrov mund të ngrejë shqetësimet e Moskës në lidhje me një ligj, që ka miratuar Kongresi amerikan, i njohur si Akti i Mbështetjes së Lirisë në Ukrainë.

Legjislacioni, i cili duhet të nënshkruhet nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ngre perspektivën e sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë dhe ofrimin e ndihmës vdekjeprurëse nga ushtria amerikane për Kievin, për luftën e tij kundër separatistëve pro-rusë.

Kerry do të mbetet në Romë edhe të hënën, kur do të takojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin do të bisedojë për rritjen e mbështetjes evropiane për shtetin palestinez.

XS
SM
MD
LG