Ndërlidhjet

Vdes deputeti gjerman, Andreas Schockenhoff


Andreas Schockenhoff - foto nga viti 2007.
Andreas Schockenhoff - foto nga viti 2007.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Schockenhoff, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Deutsche Welle raporton se ai ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Schockenhoff, deputet nga Unioni Demokristian, ka qenë insistues i kërkesave gjermane për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nga Serbia, e cila parasheh normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook se Schockenhoff “ishte i njohur për përkushtimin e tij ndaj afirmimit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe forcimin e integritetit territorial të Kosovës”.

XS
SM
MD
LG