Ndërlidhjet

Një komision britanik kërkon qasje në raportin e CIA-s


Ilustrim

Ilustrim

Një komision i Parlamentit të Britanisë do të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara që të dorëzojnë çdo material që dokumenton rolin e Mbretërisë së Bashkuar në programin e marrjes në pyetje, të aplikuar nga CIA.

Një raport i Senatit amerikan, i publikuar javën që shkoi, flet për trajtim “brutal” të të dyshuarve të Al Kaidës nga CIA, pas sulmeve të 11 Shtatorit.

Malcolm Rifkind, kryetar i Komisionit të Parlamentit britanik për Inteligjencë dhe Siguri, ka thënë se paneli do të kërkojë qasje në gjetjet që lidhen me Britaninë.

Ai ka thënë se nëse zyrtarët britanikë të inteligjencës kanë qenë të pranishëm kur njerëzit janë torturuar, atëherë ata janë bashkëfajtorë për torturën.

Zyra e kryeministrit britanik, David Cameron, ka pranuar se një pjesë e materialit është hequr nga raporti me kërkesë të Mbretërisë së Bashkuar, për arsye të sigurisë kombëtare.

Megjithatë, ajo ka thënë se materiali nuk flet për përfshirjen e Britanisë në keqtrajtimin e të burgosurve.

XS
SM
MD
LG