Ndërlidhjet

Rusia mohon se ka pasur rrezik për aksident ajror


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka lëshuar një deklaratë, duke mohuar se një nga aeroplanët e saj ushtarakë ka qenë duke u përplasur me një aeroplan pasagjerësh në ajër.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se nuk ka bazë për raporte të tilla.

Konashenkov ka thënë se një aeroplan ushtarak i Rusisë ka fluturar mbi Detin Baltik më 12 dhjetor, porse ai nuk ka qenë më afër se 70 kilometra me aeroplanin e kompanisë Scandinavian Airlines.

Edhe zëdhënësi i kompanisë skandinave, Knut Morten Johansen, ka thënë se “hapësira e sigurisë midis avionëve nuk është tejkaluar”.

Ministria e Mbrojtjes e Suedisë ka thënë të shtunën se avioni rus vetëm sa nuk është përplasur për aeroplanin e pasagjerëve, në jug të Suedisë, i cili është nisur nga Kopenhaga.

Shefi i forcës ajrore të Suedisë, gjenerali Micael Byden, ka thënë se pajisjet e aeroplanit rus, që e bëjnë atë të detektueshëm në radarin komercial, kanë qenë të ndalura.

XS
SM
MD
LG