Ndërlidhjet

logo-print

Australi: Mbahen të rrëmbyer disa vetë


Pjesëtari i policisë speciale afër kafenes ku mbahen të rrëmbyerit

Pjesëtari i policisë speciale afër kafenes ku mbahen të rrëmbyerit

Një person i armatosur e mbanë një numër të panjohur të personave të rrëmbyer në një kafene në qytetin Sidnej në Australi.

Pamjet e sotme televizive tregonin se së paku 3 vetë qëndronin me duar të ngritura lart dhe një flamur me ngjyrë të zezë me shkronja arabe.

Dëshmitarët kanë dëgjuar krisma të zëshme që dukeshin si të shtëna nga arma.

Nuk është raportuar për viktima eventuale.

Policia e ka bllokuar vendin në pjesën qendrore të qytetit Sidnej, ku gjendet kjo kafene.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, tha se nuk dihet nëse incidenti është i motivuar politikisht, megjithqë ai mund të jetë i tillë.

Pas gjashtë orëve të rrëmbimit, tre vetë janë parë duke u larguar nga kafeneja. Dy të tjerë dolën më vonë.

Policia tha se negociatorët ishin në kontakt me personin e armatosur

XS
SM
MD
LG