Ndërlidhjet

Hollande dhe Merkel: Ukraina të kryej reforma


Pamje gjatë një takimi ndërmjet presidentit Hollande dhe kancelares Merkel
Pamje gjatë një takimi ndërmjet presidentit Hollande dhe kancelares Merkel

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i kanë bërë thirrje Ukrainës që t’i vazhdoj reformat ekonomike.

Steffen Seibert, zëdhënës i kacelares Merkel, tha mbrëmë se të dy liderët e kanë inkurajuar presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, gjatë një bisede telefonike, “që të fillojnë reformat e planifikuara gjithpërfshirëse”.

“Vetëm kjo mënyrë mund ta ripërtrijë ekonominë dhe ndihma e domosdoshme ndërkombëtare financiare do të avancoj”, ka thënë zëdhënësi Seibert.

XS
SM
MD
LG