Ndërlidhjet

Romë: Takohen John Kerry dhe Benjamin Netanyahu


John Kerry (majtas) dhe Benjamin Netanyahu gjatë një takimi në Tel Aviv

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritet të takohet sot në Romë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, derisa shtetet evropiane po bëjnë presion për marrëveshje për shtetësinë palestineze.

Zoti Kerry, mbrëmë arriti në Romë, me ç’rast u takua me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Takimi zgjati më tepër se tri orë dhe zoti Lavrov theksoi se duhet të punohet së bashku, në mëynrë që të evitohet përkeqësimi i situatës në Lindjen e Mesme.

Sot, më vonë gjatë ditës, zoti Kerry do të niset për në Paris, për të biseduar me zyrtarët e lartë të BE-së dhe me ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë.

Këto tri vende po e përgatisin një rezolutë në Kombet e Bashkuara, në të cilën bëhet thirrje për kthim në negociata, që synojnë arritjen e zgjidhjes me dy shtete, ku Izraeli dhe shteti palestinez i ardhshëm do të bashkëjetonin.

XS
SM
MD
LG