Ndërlidhjet

SIPRI: Shitja e armatimit rus vazhdon të zgjerohet


Sweden- Logo of Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI)
Sweden- Logo of Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI)

Një institut me seli në Stokholm të Suedisë, thotë se shitja e prodhuesve rus të armatimit ka vazhduar të zgjerohet në saje të investimeve të qeverisë, përkundër rënies së shpenzimeve globale për mbrojtje.

Në raportin e publikuar sot, Instituti i Kërkimeve për Paqe Ndërkombëtare (SIPRI) thotë se shitjet e dhjetë firmave ruse janë në krye të listës prej 100 kompanive të mbrojtjes, në vlerë prej gjithsej 31 miliardë dollarë, në vitin 2013. Kjo shunë është për 20% më e lartë se në vitin 2012.

Udhëheqësi i lartë në institutin SIPRI, Siemon Wezeman, tha se rritja e shitjeve të armatimit nga kompanitë ruse në vitin 2012 dhe 2013, “pjesërisht është për shkak të mosndërprerjes së investimeve në prokurimin ushtarak nga qeveria e Rusisë” gjatë dekadës së fundit.

Nga ana tjetër, shitjet e 100 firmave më të mëdha shtetërore kanë shënuar rënie për vitin e tretë me radhë. Në vitin 2013 është shënuar rënie prej 2%, dhe gjendet në shumën prej 402 miliardë dollarëve.

Në këtë raport nuk përfshihet Kina, që është vendi i tretë në botë me buxhet të madh ushtarak, për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme.

XS
SM
MD
LG