Ndërlidhjet

logo-print

Policia ruse arreston dy të dyshuar për sulm ndaj gazetarit


Ilustrim

Ilustrim

Policia në qytetin rus Novosibirsk, i ka arrestuar dy persona të dyshuar për sulmin ndaj një gazetari lokal.

Kryeredaktori i portalit Tayga.info, Yevengeny Mezdrikov, kishte njoftuar se më 8 dhjetor, dy persona kishin hyrë në zyrën e tij dhe e kishin goditur atë në fytyrë pa asnjë shpjegim.

Vladimir Gorodetsky, guvernator i rajonit siberian, iu ka thënë gazetarëve të hënën, se dy të dyshuarit janë arrestuar të premtën.

Unioni i gazetarëve në Novosibirsk, disa ditë më parë ka shfaqur shqetësim rreth sulmeve të shpeshta ndaj gazetarëve, ndërsa kishin ka kërkuar nga zyrtarët e zbatimit të ligjit, që ta hetojnë këtë rast

Grupet e avokimit thonë se sulmet ndaj gazetarëve, puna e të cilëve nuk iu pëlqen autoriteteve në Rusi, përballen me rreziqe të përditshme derisa sulmet ndaj tyre, janë ndëshkuar rrallë.

Tayga.info është një portal privat dhe i pavarur.

Që nga viti 2004, ky portal ka mbuluar ngjarjet dhe lajmet në këtë rajon rus.

XS
SM
MD
LG