Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat opozitare në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Mbështetësit e liderit opozitar në Pakistan, Imran Khan, i kanë bllokuar disa rrugë kryesore në qytetin lindor Lahore, teksa po e mbajnë një protestë kundër qeverisë.

Mbështetësit e partisë Tehrik-e Insaf, kanë djegur goma në disa nga këto rrugë teksa mbanin në duar flamuj dhe brohorisnin kundër qeverisë.

Khan pohon se zgjedhjet e përgjithshme të Pakistanit të mbajtura në vitin 2013, janë manipuluar.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit pakistanez Nawaz Sharif, që të japë dorëheqje.

Zyrtarët kanë njoftuar se rreth 15 mijë policë po përkujdesen për ruajtjen e qetësisë dhe parandalimin e dhunës.

Khan është zotuar se do të mbyllë pjesët kryesore të qyteteve kryesore të vendit, me qëllim që ta rrëzojë qeverinë e kryeministrit Sharif.

Me javë të tëra, Khan ka udhëhequr protestat që janë mbajtur në gusht dhe shtator para parlamentit në Islamabad, në kuadër të një përpjekje të dështuar që të japë dorëheqje kryeministri Sharif.

XS
SM
MD
LG