Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria miraton projektligjin për buxhetin e vitit 2015


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustaha, është shqyrtuar dhe riproceduar projektligji për buxhetin e vitin 2015

Përmes një kumtese të lëshuar, qeveria ka bërë me dije se kryeministri Mustafa e ka njoftuar kabinetin qeveritar për nevojën e ri procedimit të projektligjit të buxhetit 2015 në Kuvendin e Kosovës.

Projektligji për buxhetin 2015, sipas komunikatës, është proceduar në afat në Kuvendin e Kosovës nga qeveria e kaluar, por Kuvendi i Kosovës ka qenë i pa konstituuar, prandaj është e nevojshme që Projektligji edhe një herë të ri procedohet në Kuvend.

“Kabineti i ri qeveritar nuk ka pas kohë që të shqyrtojë propozimin e Projektligjit për Buxhetin 2015, por një gjë të tillë do ta bëjë përmes amandamentimit të tij gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës, ka thënë kryeministri Isa Mustafa”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e lëshuar.

XS
SM
MD
LG