Ndërlidhjet

logo-print

BE dënon arrestimet e gazetarëve në Turqi


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka reaguar sot ndaj bastisjeve që ka bërë policia turke në disa media opozitare.

Në aksionin e së dielës janë arrestuar së paku 24 persona, në mesin e tyre gazetarë, producentë dhe skenaristë.

“Bastisjet e policisë dhe arrestimet e një numri të gazetarëve dhe përfaqësuesve të mediave në Turqi janë në kundërshtim me lirinë e mediave, e cila është parim bazë i demokracisë , ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje autoriteteve turke që të sigurojnë se aksionet e tyre nuk shkelin lirinë e mediave dhe vlerat e tjera demokratike.

Policia turke ka thënë se të arrestuarit kanë lidhje të afërta me klerikun islamik, Fethullah Gulen.

Ata akuzohen për formimin e një organizate të paligjshme dhe për komplot për të marrë kontrollin e shtetit.

XS
SM
MD
LG