Ndërlidhjet

Rusia do të ndërtojë stacionin e saj të hapësirës


Ilustrim
Ilustrim

Rusia po shqyrton ndërtimin e stacionit të saj të hapësirës, ka thënë shefi i agjencisë ruse të hapësirës, Oleg Ostapenko.

Ai ka konfirmuar se ky është një nga “drejtimet e ardhshme” të programit rus.

Rusia ka ndarë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me Shtetet e Bashkuara dhe 13 vende të tjera për më shumë se një dekadë.

Por, bashkëpunimi i ardhshëm është mjegulluar për shkak të përplasjeve midis Rusisë dhe Perëndimit, në lidhje me krizën në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG