Ndërlidhjet

logo-print

Tre të arrestuar nga rrethimi i banesës në Belgjikë


Ilustrim

Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi katër njerëz të armatosur kanë hyrë në një aparatament, në qytetin Ghent të Belgjikës.

Raportohet se policia ka hyrë në banesë disa orë pas rrethimit të saj.

Autritetet kanë thënë se incidenti nuk lidhet me terrorizëm.

Sipas mediave lokale, mund të bëhet fjalë për drogë.

Siç raporton BBC, tre personat janë dorëzuar pa rezistuar.

Por, nuk është ende e qartë nëse ata janë të dyshuarit.

Kreu i policisë në Ghent, Filip Rasschaert, ka thënë për portalin De Standard se operacioni po kryhet me kujdes për shkak të përfshirjes së mundshme të pengjeve.

Prokurorët lokalë kanë thënë se nuk ka asnjë indikacion që flet për lidhje me terrorizmin apo grupin xhihadist të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG